Partia Fryma e Re Demokratike ka zgjedhun kryetarin e ri të saj pas dorëheqjes së Bamir Topi nga kryesimi.
Asambleja e Përgjithshme e FRPD-së zgjodhiSali Shehun si kryetar të partisë si dhe pranoi dorëheqjen e Bamir Topit. Me uninanimitet të plotë u vendos nga Asambleja që FRPD të jetë pjesë e koalicionit me PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit.
Më herët Sali Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.
Kryetari i zgjedhur, Shehu i bëri thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.
/faxweb
