Skip to content

Topi refuzoi aleancën me Bashën e dha dorëheqjen, Sali Shehu zgjidhet kryetari i ri i FRD: Të votojmë koalicionin me PD

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Partisë ‘Fryma e re Demokratike’, të cilët vendosën në mënyrë unanime Sali Shehun si kryetarin e ri të FRD-së. Shehu, më parë mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Ky vendim u mor një javë pas dorëheqjes së dhënë nga ish-kryetari, Bamir Topi.

Gjatë mbledhjes u miratua në unanimitet të plotë dhe koalicioni me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit. Shehu u bëri thirrje anëtarëve që të mbështesin kolacionin ‘Aleanca për ndryshim’.

Topi refuzoi te bente aleance me PD, duke i qendruar linjes se sa te jete Berisha ne kete parti, nuk do te kishte koalicion me demokratet. Ndersa sekretari i pergjithshem Sali Shehu firmosi koalicionin me Bashen!