Skip to content

SHBA-ja i vendosi sanksione të ashpra, Putin nuk rri duarkryq: Bën gati “listën e ndalimit” për amerikanët

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të martën ndaj individëve e subjekteve nga Rusia pas daljes në përfundimin se Moska u përpoq të vriste figurën opozitare Aleksei Navalni me një agjent nervor. Lajmi u njoftua nga zyrtarë të lartë të administratës Biden.

Mirëpo, Moska zyrtare nuk ka qëndruar duarkryq dhe pasi ka parë sanksionet e vendosura ka bërë gati një liste me ndalimet për qytetarët amerikanë.

“Duke marr parasysh se si (SHBA-ja) po sillet tani dhe se si ata kanë publikuar të gjitha listat e sanksioneve, mendoj se ne po ashtu do t’i befasojmë ata së shpejti. Po punojmë për këtë gjë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë një interviste televizive më 5 mars.

Uashingtoni njoftoi më 2 mars se ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë, përfshirë edhe zëvendësshefin e stafit të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA-ja tha se sanksionet vijnë pas përfundimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) qëndron prapa helimit të Navalnyt. Helmimi ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Vendimi i Presidentit Joe Biden për të vendosur sanksione në përgjigje të helmimit të zotit Navalni pasqyron një qëndrim më të ashpër sesa ai i paraardhësit të tij, Donald Trump, i cili e la incidentin që ndodhi gushtin e kaluar të kalonte pa veprime ndëshkuese nga ana e SHBA-së.

Edhe Bashkimi Evropian ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë rusë për helmimin ndaj Putinit, por edhe për burgosjen e tij.

Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm, që kishte të bënte për keqpërdorim fondesh. Ai ka thënë se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht. Ai u dërgua në Gjermani, ku mjekët arritën në përfundimin se ishte helmuar me një agjent nervor. Kremlini ka mohuar të ketë patur lidhje me incidentin dhe ka thënë se nuk ekziston asnjë provë se ai ishte helmuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb