Skip to content

Deklarata e raporterit Lega/ Reagon Xhixho: Asnjë çelje negociatash për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të KE

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho deklaron se nuk mund të ketë çelje negociatash për Shqipërinë pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja.

“Sot, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, për rekomandimin e nisjes së negociatave për vendin tonë. Lega theksonte njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”, shkruan Xhixho në rrjetet sociale.

Statusi i plotë

Asnjë çelje negociatash nuk mund të ketë për Shqipërinë, pa plotësimin deri në një të kushteve të vendosura nga KE-ja.

Sot, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, për rekomandimin e nisjes së negociatave për vendin tonë.

Lega theksonte njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian.

Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.

Kjo është e vërteta që duhet të dinë të gjithë shqiptarët, përtej propagandës false të Rilindjes, që ka festuar disa herë deri më sot data për hapje negociatash, por që kurrë nuk mbërritën. Integrimi nuk do fjalë, aq më pak mashtrime dhe hi syve shqiptarëve, do veprim dhe realizime konkrete.