Kreu i Dhomës së Tregtisë Britani-Shqipëri, Zenel Hoxha gjatë një lidhje Skype për Fax News tha se kërkesa për të siguruar vaksinat anti-Covid për shtetin shqiptar ka filluar që maj të vitit të kaluar kur Universiteti i Oxford-it paralajmëroi për daljen e vaksinës.
Sipas Hoxhës, ndërhyrja e duhur që është bërë përmes komunikimit me Britaninë e Madhe ka bërë të mundur që të sigurohen vaksinat nga ky shtet duke filluar që nga marsi deri në qershor për personat të cilët janë më të riskuar.
“Nisma jonë ka filluar që në maj të vitit të kaluar kur Universiteti i Oxford-it paralajmëroi për vaksinën që do të dal në vazhdimësi pra pas muajit maj e cila siç dihet u bë realitet në shtator të vitit të kalura. Duke patur parasyh që pandemia ishte një problem global dhe të gjithë shtet e botës do të fillonin të zinin radhën për ta siguruar atë.
Ne menduam duke patur parasysh network-in që është gati prej 20 vjetësh në Britaninë e Madhe, duke komunikuar me ta u ra dakort që të hartohet një plan veprimi dhe bashkëveprimi me qeverinë britanike me qëllim që Shqipëria të ishte brenda lupës së tyre.
Pastaj u hodh hapi tjetër që do të ishte më e udhës që kërkesa të ishte në konteksin rajonal dhe qeverisë britanike iu kërkua që të ketë vëmendjen, mbështetje për vaksinën jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Siç dihet radhën për të siguruar vaksinën e zunë të parët ata që kishin para dhe ndër të parët ishte Britania e Madhe e cila jo vetëm që ishte investitorja e parë për vaksinën që nxorri në vendin e tij siç është ajo e Oxford-it, por ajo nxitoi dhe zuri radhën e para edhe tek Pfizer, tek kompania amerikane.
Ishte ndërhyrja e duhur që u bë nga ne përmes komunikimit intensiv që nga 5 janari i këtij viti ç’ka bërë të mundur edhe reagimin e shtetit britanik duke qenë donatorja e parë e Covax-it.
Duke filluar që nga mesi i marsit edhe në vazhdim deri në qershor duhet të sigurohen vaksinat për frontin e parë, për ata që janë më të rrezikuar, ç’ka pritet që të përfundoj deri në qershor”, u shpreh Hoxha.
(S.D/Faxweb.al)
/faxweb
