Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme autorin që i vuri zjarr Drejtorisë Arsimore në qytetin e Fierit.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi Indrit Alushaj, i cili ka spërkatur me benzinë katin e dytë të Drejtorisë Arsimore dhe i ka vënë flakën për motive të dobëta.
Njoftimi:
Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier.
Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
