Këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili kryeson në top 10-en e këngëve më të mira të Sanremos, ka publikuar një video mesazh përpara spektakëlit.
Në këtë videomesazh ndryshe, Ermal Meta falenderon shqiptarët duke folur në gjuhën shqipe.
“Dua të falenderoj gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar”, tha ai shqip.
Sonte, pas votave të publikut do të shpallen tre super finalistët. Pasi të përfundojë superfinalja, rezultati i fituesit përfundimtar do të ndahet midis 34% të televotimit publik; votat e medias 33%; votat e jurisë 33%.
Në vitin 2018, Ermal Meta fitoi Sanremon në bashkëpunim me Fabrizio Moron me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, ku përfaqësuan Italinë atë vit në “Eurovision” duke u renditur në vendin e tretë.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
