Skip to content

Dyshohet se përndiqte një vajzë 21-vjeçare, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Një 29-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi përndiqte një shtetase.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet S.B dyshohet se kërcënonte dhe përndiqte vazhdimisht nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale një 21-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kërcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 – vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.