Skip to content

Makina fluturon në ajër motorin e Fast food-it në Korçë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Foto Ilustruese.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet është përplasur me një motor ‘Fast foodi’ në zonën e auajtur ‘Dritat e Verdha’. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me eurgjencë në spital.

Nuk dihet ende e personit të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se është e  dyta herë brenda javës që në këtë aks rrugor ndodh aksident. ‘Dritat e Verdha’ konsiderohet si zona më e rrezikshme e qytetit, pasi mungon sinjalistika rrugore.

/faxweb