Skip to content

Tha se do largohej nga politika për të ndjekur ëndrrat: Pendohet Eduart Halimi, rikthehet në postin e rëndësishëm në PD

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi emërohet Kordinator i Posaçëm në Partinë Demokratike.

Kujtojmë se Halimi përmes një deklarate të dyshimtë, tha në mënyrë të papritur se zgjodhi të largohej përfundimisht nga politika duke treguar se do të ndiqte pasionet dhe endrrat e tij.

Ai tregoi se lajmëroi Lulzim Basha në janar të vitit 2018, ku përmes një postimi në facebook njoftoi dorëheqjen e ish-ministrit të PD-së nga funksionet brenda partisë.

Asaj kohe, u përfol se aryste e vërteta të dorëheqjes ishin për t’i lënë vendin në parlament biznesmenit Astrit Veliajt për arsye

“Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij”, shkruante Basha në 2018.

Tashmë, duket se Halimi i ka përmbushur shpejt ëndrrat e tij dhe u kthye sërish në PD duke harruar deklaratën e tij.