Adhuruesve të muzikës dance në Amsterdam iu ofrua një lehtësim i shkurtër nga bllokimi të Shtunën, pasi ata u lejuan të zhvillojnë shfaqjen e tyre të parë live në mbi një vit si pjesë e një projekti kërkimor.
1,300 njerëz u lejuan në një ngjarje prove në sallën më të madhe të muzikës në Amsterdam, Ziggo Dome, e cila në kohë normale ka një kapacitet deri në 17,000 personash raporton Reuters.
Teksa po kërcenin me këngë, ata po vëzhgoheshin në të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e tyre, në një përpjekje për të parë se si aktivitetet e këtij lloji mund të rihapeshin në mënyrë të sigurt për publikun.
Wow this evening felt so great! it’s been a whole year since our last performance with a live audience. How we missed this!💥❤️ pic.twitter.com/4rinFVuT1X
— Sunnery James & Ryan Marciano (@SJ_RM) March 6, 2021
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
