Sipas kërkuesit shkencor të filozofisë politike Klementin Mile dhe gazetarit me përvojë të gjatë në ndjekje të zhvillimeve politike Ben Andoni, zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në krye të shtetit Ilir Metën nuk ishte një qokë që ia detyrohej por një përllogaritje e cila nuk pati rezultatin e pritshëm.
Analistët bashkohen në mendimin se reagimet e Presidentit janë të tepruara
Andoni: Ka qenë e tepruar ne shumicën e rasteve . Duhet të ruajë balance.
Në kushtet ku vendi është prej 2 vitesh, pa një opozitë në parlament retorika e Ilir Metës nuk cilësohet Presidenciale por politike. Sakaq për mënyrën se si e ushtront Meta këtë detyrë, kritikat janë të shumta.
Mile: Nuk është roli klasik i një presidenti. Eshtë e vështirë në kushtet ku jemi të kemi një president normal. Si mund të garantohet uniteti I popullit duke heshtur??
Andoni: Meta akoma nuk po e kupton postin e Presidentit.
Por a do të arrinte mazhoranca të eliminonte Ilir Metën dhe ta kthente atë nga një zë dominant në një personazh sekondar?
Mile: Ilir meta, kreativ. Arriti të vitalizojë postin e presidentit.
Andoni: Duhej të funksiononte si presidenti. Fatkeqësia që Meta ende i lidhur me LSI dhe LSI me të edhe shpirtërisht edhe moralisht
Mile dhe Andoni retorikën e Ilir Metës e shohin tërësisht politike pasi sipas tyre, nuk e zhvesh dot veten nga petku i politikanit për të qenë President.
Mile: ai është politikan edhe pse duhet të qëndrojë mbi palët. Kërkon ti njihet kontributi në përkrahje të opozitës. Ka bërë më shumë se opozita në interesat e kauzës së PD-LSI. Besoj janë lëvizjet e një politikani. Mund të merret si retorikë për të mobilizuar popullin ose për të parapërgatuitur për një të ardhme jo të mire për opozitën.
Andoni: Ka qenë retorikë politike. Meta ka humbur rolin e protagonistit. Nuk është më aktiv. Në momentin që Meta firmosi procesin zgjedhor dhe nuk u realizua, shumë gjëra morale kanë rënë.
Por çfarë do të ishte ndryshe nëse Ilir Meta do të ishte zyrtarisht kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim? Klementin Mile mendon se pyetjes se kush do të duhej të ishte Kryeministër nga opozita, përgjigja do të ishte e qartë. Ndersa per Ben Andonin 25 prilli është betejë politike jo mes 3 partive por një luftë mes 4 emrave më të fuqishëm nga rradhët e tyre.
Shkurti i vitit 2019 ishte muaji shënoi një tjetër ngjarje historike për shqipërinë dhe historinë e saj. Për here të parë, 61 vendet e opozitës në parlament mbetën bosh.
Bazuar në nenin 71 të Kushtetutës, pika 2 gërma a mandate I deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur heq dote nga mandati.
Menjëherë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, tashmë në opozitë dhe pas asnjë forcë, dy kryetar partish dhe dy qytetarë të thjeshtë I thirrën qytetarët në protesta kombëtare të cilat prodhuan edhe raste të shumta dhune.
Megjithatë Ky veprim vuri në lëvizje mekanizmat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për zëvëndësimin e tyre, nga kandidaturat e mbetura në listat e propozuara nga partitë opozitare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në kundërshtim nga vullneti I partive, emrat pasardhës në lista pranuan këto mandatet e deputetit.
Ky proces nuk përfundoi në tërësinë e tij, për shkak se vetëm një pjesë e tyre pranuan mandatin.
Kuvendi mbeti me 122 deputetë duke u cilësuar nga Presidenti dhe faktorë të tjerë të politikës si një “kuvend ilegjitim” pasi sipas nenit 64 pika 1 e Kushtetutës rezulton se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Mospërputhja e numrit 140 që kërkon Kushtetuta me numrin aktual të deputetëve çoi në një interpretim të tillë, por ishte vetë Komisioni i Venecias I cili nuk konkludoi në asnjë moment se 18 deputetë më pak në sallën e sancave plenare të përbënin pengesë për funksionimin e plotë Kuvendit.
Duke iu referuar historisë Asambleja Kushtetuese e zgjedhur në vitin 1923, në vitin 1925, u hoqi mandatin rreth 1 të 3-ës së anëtarëve të saj , deputetë që kishin marrë pjesë në lëvizjen e qershorit 1924, pas vrasjes së Avni Rustemit.
Por kjo nuk e pengoi këtë Asamble që të merrte vendime të rëndësishme si shpallja e Republikës, zgjedhja e Presidentit si edhe hartimi i Statutit Themeltar të Republikës.
Por a është parlamenti I sotëm ilegjitim në një kohë kur prej 2 vitesh janë shpallur ligje, Presidenti ka kthyer shumë prej tyre për rishqyrtim, janë dekretuar kërkesa për emërime ministrash, janë betuar anëtarë të Gjykatës Kusahtetuese të zgjedhur nga Kuvendi, janë dërguar për miratim kandidatura për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit?
Edhe në dekretet e kthimit të ligjeve nga Presidenti, në asnjërin prej tyre, nuk është konsideruar asnjëherë si arsye “ilegjitimiteti I Parlamentit”.
Kushtetuta ka të parashikuara 3 pika konkrete se kur parlamenti mund të shpërndahet
kur Kuvendi nuk zgjedh dot Presidentin e ri (neni 87)
kur nuk zgjedh dot Kryeministrin e ri në fillim të çdo legjislature apo kur pozicioni i tij mbetet vakant (neni 96)
kur rrëzohet mocioni i besimit kundrejt Kryeministrit në Kuvend (neni 104).
Në rastin e parë, Parlamenti shpërndahet vetvetiu, ndërsa vetëm për nenet 96 dhe 104 shpërndarjen e kërkon Presidenti i Republikës.
Në rast se Presidenti do të vendoste të shpërndatnte parlamentitn edhe nëse do të kishte një mocion, do të duhej të shoqërohej me shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme, ku duke iu referuar asaj të 13 tetorit të vitit 2019, ku Ilir Meta kërkoi përsëritjen e zgjehdjeve vendore, ky urdhër u injorua jo vetëm nga palët politike por edhe nga vetë I pari I shtetit.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
