Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 15:55, ku dyshohet se e reja me iniciale S.k., është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga problem të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
