Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Felipce ka pritur ditën e sotme mbërritjen e 3000 dozave të vaksinës ruse Sputnik V, në aeroportin e Shkupit.
Ministri shoqerohej nga Ambasadori rus në Maqedoni, Sergej Bazdnikin. Nga aeroporti, Felipce u shpreh se vaksinat ruse janë efikase dhe të sigurta për përdorim, duke shtuar se këto doza do tu jepen të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe kategorive të tjera.
“Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”,– ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në klinikat e Qendrës Universitare në Shkup dhe spitalet e qyteteve tjera janë duke u trajtuar 825 persona ndërsa shtretër të lirë ka edhe për 300 persona.
Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka nisur tre javë më parë, por për dallim nga më parë nuk ka rritje të numrit të viktimave. Që nga fillimi i pandemisë janë rregjistruar mbi 106.000 persona dhe 3.185 e kanë humbur jetën.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
