Skip to content

Kukës/ Flamur Hoxha viziton familjen në kushte të vështira ekonomike: Me ardhjen në pushtet të PD-së do të keni në krah shtetin!

Drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD-ja jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.

Gjatë një vizite në familjen e Servetes, e cila nuk ka mundësi ekonomike të sigurojë një jetë normale, Hoxha theksoi angazhimin e PD-së për të dyfishuar ndihmën ekonomike.

Familja e Servetes është me shtatë anëtarë, që jetojnë me 60 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj dhe janë në shtëpi me qira, me fëmijë të sëmurë, bashkëshorti i papunë.

Servetja thotë se ka trokitur në çdo derë, por pa zgjidhje!

Flamur Hoxha e siguroi se PD ka prioritet të vet zbutjen dhe eliminimin e varfërisë.

“Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standarteve të reja të jetesës”- u shpreh Flamur Hoxha.