Skip to content

Blerja e Nasip Naço bën ”kurban” deputetin socialist, zyrtarizohet divorci i tij me partinë (Përplasjet)

Kur na ndajnë pak orë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një ‘divorc’ ka ndodhur në radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Beratit.

Burime bëjnë me dije se deputeti Adnor Shameti nuk do të jetë në listën e PS-së, pasi do të zëvendësohet nga Nasip Naco, blerje e kohëve të fundit nga LSI.

Shameti nuk ka pranuar që të jetë në vendin e pestë në listën e Beratit, dhe kjo ka sjellë një përplasje mes tij dhe drejtuesve të partisë.

Drejtuesi i qarkut politik të Beratit është Blendi Klosi, ndërkohë që në listën e kandidatëve për deputetë pritet që të jenë veç tij dhe Ermonela Felaj, Nasip Naço, Bardhyl Kollçaku dhe Fadil Nasufi.

Japin dorëheqjen dy kryebashkiakët e rëndësishëm socialistë, do futen në listat e deputetëve

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb