Shqetësimi për shtyrjen e afatit për kartat e identitetit, në mënyrë që mijëra qytetarë të kenë mundësi që të votojnë, ka mbërritur deri në Kuvend. Ka qenë deputeti Kostaq Papa ai që ka kërkuar nga Kuvendi që të nxjerr një akt normativ me qëllim që të shtyhet vlefshmëria e kartave.
‘Të nxjerrin akt normativ për kartat e identiteti. Një projektligj për vlefshmërinë e kartave të identitetit. Shumica e popullsisë është pa karta identiteti. Ndërhyni që qeveria të sjellë një akt normativ për vlefshmërinë e kartave’, ishte kërkesa e Papës ndaj Ruçit, ndërsa ky i fundit u përgjigj se të gjitha palët janë duke punuar për gjetjen e një konsensusi.
‘Nuk është shqetësim vetëm i juaji. Për këtë shqetësim ka një propozim nga opozita dhe shumë subjekte politike dhe nga KQZ dhe nga presidenti, do të gjendet një konsensus me grupet e interesit dhe do të konsiderohet.’- tha Ruçi.
Kërkesë për shtyrjen e vlerfshmërisë së kartave të identitetit ka bërë derimë tani opozita e Lulzim Bashës, presidenti Ilir Meta, dhe kreu i KQZ Ilirjan Celibashi. Në total janë rreth 800 mijë shqiptarë të cilët rrezikojnë që të mos votojnë, për shkak se nuk kanë një kartë identiteti të vlefshme.
/faxweb
