Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish-anëtarin e KPA Luan Dacin. Ky i fundit u dënua me 6 muaj burg që u konvertua në 12 muaj shërbim prove.
Në një prononcim për mediat Luan Daci tha se do të bëj rekurs urgjent, ndërsa e konsideroi vendimin ndaj tij një puç të mirëorganizuar që sipas tij do të dështojë.
“Urgjent do bëj rekurs. Vendimi përfundimtar është vendimi i Gjykatës së Lartë. Ky është një puç i mirëorganizuar, por do të dështojë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa fakt penal. Në mënyrë absolute, të dyja janë vendime të sforcuara, të manipuluara”, tha ai për mediat.
Sjellim në vëmendje që SPAK e akuzoi Dacin se KLD kishte vendosur ndaj tij masë disiplinore në vitin 2007.
