Skip to content

Nuk do të kandidojë për deputet? Enno Bozdo merr postin e rëndësishëm në PD

Enno Bozdo është caktuar në postin e koordinatorit për çështjet e energjisë në Partinë Demokratike, duke vendosur kështu në pikëpyetje kandidimin e tij si deputet në listat për 25 Prillin, të cilat pritet që të bëhen publike sot në mbrëmje.

Bozdo ka mbajtur më herët postet e zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Gjatë ditës së djeshme edhe Eduart Halimi u rikthye me një post të rëndësishëm në PD, si ai i kordinatorit për çështjet zgjedhore, duke i dhënë fokus krimeve elektorale.

Vetë Halimi tha se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e ardhshme, dhe mbetet për tu parë nëse Bozdo do të ndjekë të njëjtën rrugë. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb