Skip to content

“Më erdhi në majë të hundës, tre muaj pa punë”/ Flet mësuesi që dogji DAR Fier, Alushaj: Jam me tre fëmijë të vegjël

Mësuesi, Indrit Alushaj, i cili dogji DAR në Fier ka dalë ditën e djeshme para gjykatës. Ai ka thënë gjithashtu se është penduar për këtë veprim, por ishte tepër vonë.

33- vjeçari është shprehur se kishte tre muaj pa punë, ndaj edhe ka bërë një veprim të tillë ndaj Drejtorisë Arsimore në Fier.

“Patjetër që jam penduar. Më kish ardhur në majë të hundës, kisha tre muaj pa punë. Jam me fëmijë të vegjël”, ishin fjalët e tij në gjykatë, aty ku më pas u la në arrest me burg.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku mësuesi 33-vjeçar kishte menduar që të merrte hak ndaj “punëdhënësve” duke i hedhur benzinë godinës së DAR dhe më pas i ka vënë zjarrin, gjë e cila alarmoi gjithë Policinë dhe punonjësit e institucionit arsimor.