Skip to content

Arben Malaj jep lajmin e trishtë: Kam vendosur mos kandidoj për ca arsye personale, do i shërbej vendit pa qenë deputet

Arben Malaj ka dhënë lajmin se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit për deputet.

Ai premton se do t’i shërbejë vendit pa pasur mandatin e ligjvënësit.

Malaj tregon se është mërzitur kur ka mësuar se disa nga deputetët e PS janë larguar nga politika.

Malaj tha se kushdo mund të kontribuojë për vendin jo vetëm duke qenë deputet apo ministër, duke shtuar kështu se do të vijojë të kontribuojë si këshilltar apo ekspert ekonomie në çdo institucion financiar, që t’i bëhet ofertë.

“Kështu që nuk largohem nga detyrimi për t’i shërbyer vendit tonë, por do të mundohem të bashkoj sa më shumë energji pozitive, që e gjelbërta, qoftë dhe ne zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor, të fillojë të bëhet një zë i fuqishëm. Shqipëria do të ketë zhvillim të qëndrueshëm vetëm kur të orientohet nga ekonomia e gjelbër dhe e dijes”, tha Malaj.

 

Më tej, ai foli për largimet nga Partia Socialiste, si Vasilika Hysi apo Besnik Baraj, duke thënë se ata kontribuuan shumë për partinë, por tani u gjendën të braktisur, ndërsa shtoi se vetëlargimi apo largimi i tyre nga PS, ka brenda edhe zhgënjimin.