Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lushnjë-Divjakë ku mbetën të vdekur dy persona.
Burimet zyrtare bën me dije se drejtuesi i mjetit Arsen Sina i cili aksidentoi për vdekje dy personat të cilët udhëtonin me motor është shoqëruar në polici.
Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.
Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb