Skip to content

Edmon Stojku thirrje votuesve: Votën mendojeni mirë, mos të bëhemi si para 30 vitesh

Kryetari i Alencës Demokracia e Re, Edmond Stojku gjatë një interviste të dhënë për Fax News ju bëri thirrje të gjithë votuesve që ta rimendojnë disa herë para se të votojnë në mënyrë që Shqipëria të mos qeveriset si para 30 vitesh nga një parti e vetme.

Në lidhje me deklaratat e vazhdueshme të ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila iu ka bërë thirrje liderave të partive politike që të kenë në lista figura të pastra, Stojku tha se ambasadorja Kim vazhdon të shpreh mirënjohjen ndaj popullit shqiptarë dhe kujdeset që shqiptarët të qeverisen nga shqiptarët.

“Ne ndryshojmë nga të gjitha këto parti, vetëm me një fakt që të gjitha partitë kryetari kandidon në disa qarqe, ndërsa ne nuk kemi asnjë lloj arsyeje që kryetari ose dikush tjetër nga partia të kandidojë në disa qarqe. Ne kemi zgjedhur në 12 qarqe, 12 individë ose njerëz të përkushtuar ose kapacitete  të cilët do ta marrin fushatën në dorë si drejtues të ekipit elektoral të çdo qarku.

Nëse bëhet fjalë për ftesa, ftesa nuk kemi, nëse bëhet fjalë për koalicione në rastin e vetëm ku shqiptarët u qeverisën katër vjet nga një parti e vetme ne i pamë,  pamë mendësinë, organizmin, qeverisjen, pamë dhe sundimin, pamë ndoshta edhe arrogancën, pamë shumë elementë të cilët nuk i kemi parë kur ka pasur një bllok partish në qeverisje.

Unë do t’i ftoja shqiptarët ta rimendonin disa herë para se ta hidhnin votën në kuti për të pasur mundësi që Shqipëria të mos qeveriset si para 30 vitesh vetëm nga një parti.

Yuri Kim nuk shpreh mendimin e saj personal, por shpreh një politikë të caktuar departamentit të shtetit për Shqipërinë.  Ajo vazhdon të shpreh mirënjohjen ndaj popullit shqiptarë që është populli më pro amerikan në botë  dhe njëkohësisht vazhdon të kujdeset që shqiptarët të qeverisen nga shqiptarët”, u shpreh Stojku.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb