Skip to content

Rama kushtëzon gazetarët: Do të bëni vetëm dy pyetje (Çfarë thotë për Dritan Lelin)

Gjatë konferencës për prezantimin e objektivave të Partisë Socialiste, Rama u pyet nga gazetarët mbi refuzimin e Dritan Lelit për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit. Ai konfirmoi se i ka propozuar Lelit, por ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme.

Ndërkohë i pyet se cfarë do ta veçojë PS-në në këto zgjedhje, Rama tha se ata janë shumë më të përgatitur.

Ndërsa i pyetur mbi Qarkun e Shkodrës dhe Ditmir Bushati, Rama u shpreh se nuk mund të flasë për të tjerë pasi ylli i këtij diskutimi është skuadra që do të marrë pjesë në zgjedhje.

Rama:

-Në formimin e një skuadre ka tematika të brendshme, është e vërtetë që i kam propozuar Dritan Lelit, por se ka parë të arsyeshme. Ne do të vazhdojmë me objektivat bazë.

-Ne jemi shumë herë më të përgatitur, zgjohemi herët dhe flemë shumë vonë. Ne kemi që përpara se të vinte COVID që punojmë. Jemi shumë shumë më të përgatitur.

-Në këtë betejë ylli është skuadra, unë flas vetëm për skuadrën. Skuadra e PS-së është shumë më tepër se skuadra e deputetëve. Ka një kohë për të marrë ka edhe një kohë për të dhënë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb