Skip to content

A i lufton vaksina kineze mutacionet? Zbulohen rezultatet e studimit të fundit

Ilustruese

Sipas të dhënave të një studimi në Brazil bëhet e ditur se vaksinat ndaj Covid-19 të zhvilluara nga Sinovac Biotech Ltd e Kinës është efektive kundër variantit P1 të virusit i cili është zhvilluar për herë të parë në Brazil.

Sipas Reuters, në këtë studimi ishte testuar gjaku i njerëzve të vaksinuar kundër variantit brazilian të virusit. Siç dihet vaksina e Sinovac, është vaksina kryesore që aktualisht po përdoret për të vaksinuar njerëzit në Brazil.

Varianti P.1 Covid-19 që u identifikua në Brazil është rreth dy herë më i transmetueshëm se disa lloje të tjera të virusit dhe ka më shumë të ngjarë të shmangë imunitetin të dhënë zakonisht nga infeksioni paraprak, sipas një studimi ndërkombëtar.

(S.D/Faxweb.al)

 

/faxweb