Skip to content

“Të jetë më e vetëpërmbajtur”, për kë socialiste shkon kritika e parë e Luljeta Bozos

Luljeta Bozo, një nga prurjet më të reja në Partinë Socialiste e ka nisur me kritika hyrjen në selinë rozë.

E ftuar në emisionin “Radari Informativ”, Bozo u pyet për etiketimin që ministrja Elisa Spiropali i ka bërë kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur Skënderbeu.

Në përgjigjen e saj, Bozo dhe se Spiropali duhet të tregohet më e vetëpërmbajtur. Ajo u shpreh se mesi është i artë, se punët duken vetë dhe se nuk ka nevojë për ekzagjerime, pasi s’i bën mirë askujt.

Pjesë nga Intervista:

Elisa Spiropali thotë që Rama është Skëndërbeu. Ju çfarë këshille do i jepnit?

Luljeta Bozo: Unë do i thoja të ishte më e vetëpërmbajtur. Mesi është i artë. Nuk i bën mirë njeriu ekzagjerimi i tepërt. Punë janë bërë shumë dhe punët duken. Çdo punë lë një gjurmë. Unë nuk pajtohen me atë që nuk është bërë asgjë.

Unë ju kuptoj që jeni pozitive në shumicën e gjërave por a janë bërë mirë?

Luljeta Bozo: Ka edhe gjëra që nuk janë bërë mire…

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb