Skip to content

Grabitësit shqiptarë ‘surprizojnë’ autoblindin me para, 2 të plagosur nga të shtënat me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një tentative për grabitje të armatosur në autostardën Prishtinë-Gjilan. Lajmi në fjalë, është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Raportohet se personat e plagosur janë punonjës të një kompanie private të sigurisë, ku sipas kompanisë këta punonjës janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, të dyshuarit e ngjarjes nuk kanë mundur të kryejnë grabitjen dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave. Për pasojë, dy persona, pjesë e kompanisë që po kryente transportin, janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor,” njoftoi Policia.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb