Skip to content

PSD dorëzon listën në KQZ, Tom Doshi i pari në Tiranë

Tom Doshi është kandidati i parë i PSD në Tiranë. Vetëm pak para afatit të fundit, edhe PSD si partitë e tjera ka dorëzuar listën dhe Doshi rezulton i pari në Tiranë.

Ditë më parë ambasadorja amerikane, Yuri Kim dërgoi një paralajmërim të fortë se shqiptarët meritojnë kandidatë shumë më të mirë se Doshi i cili është shpallur non-grata.