Skip to content

I doli emri tek lista e koalicionit opozitar në Shkodër! Reagon i habitur Fatlum Nurja: Guxim i tepërt, s’kam firmosur asnjë formular

Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmë në mesnatë, listen e kandidateve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që emrat u bënë publikë vetëm pasi u depozituan listat në KQZ.

Por në emrat e koalicionit opozitar të vendosura në listë, një prej kandidatëve denoncon se as nuk ka kërkuar të jetë kandidat për deputet dhe as nuk ka firmosur.

Bëhet fjalë për ish-anëtarin e Këshillit bashkiak në bashkinë Shkodër, Fatlum Nurja i cili me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në listat e FRD-së edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.

Nurja shkruan se mëngjesin e sotëm i kanë dërguar listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Shkodrës, të PD dhe partive në koalicion me të, dhe aty ka parë emrin e tij.

Mbreme fjeta heret, e sot ne mjes pashe kete liste qe ma kishte dergu nje mik pas mesnate. Deklaroj qe une nuk i kam kerku FRD-se dicka te tille, pervec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi skam firmos as ndonje formular tip per te tilla raste… Guxim i teprum kushdo qe e ka ba dhe me jep nje ndjenje neverije.

Jam i vetedishem se eksperiencat e personave qe do jene deputet … dhe me gjere … do ja dalin me ba mrekulli per Qytetin, Shtetin dhe Kombin tone. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu…‘- shkruan Nurja.