Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim me paraqitje për kandidatin e i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skurën.

Ai u arrestua mëngjesin e kësaj të henë pasi u kap nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

42 vjeçari Skura edhe në vitin 2015 është arrestuar nga policia, pasi ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari.

Edhe në atë rast Sokol Skura ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në listën zyrtare të publikuar nga LSI gjatë kësaj të hëne Skura rezulton të jetë i pesti në renditjen e kandidatëve për deputetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko