Skip to content

EMRAT/ Megaoperacioni në tre shtete që shkatërroi grupin shqiptaro-nigerian, Policia e Shtetit jep detaje: U arrestuan 5 persona në Vlorë

Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar antidrogë, të shtrirë në Itali Shqipëri dhe Gjermani, është bëri i mundur shkatërrimi i një grupi criminal shqiptaro-nigerian, ku  janë arrestuar 55 personave mes të cilëve 27 shqiptarë.

Në lidhje me megaoperacionin ka reaguar dhe Policia e Shtetit, ku bën me dije arrestimin e 5 personave në Vlorë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Në prangat e policisë shqiptare kanë përfunduar Eriseld Nelaj, Albano Jazaj, Dionis Maskaj, Zigur Aliaj

dhe Rezart Elmazaj.

Njoftimi i plotë i policisë: Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar “TIBUS”.

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.

Gjatë  operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romen dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin këtyre shtetasve drejt Italisë.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë seriozitet e besueshmëri tek partnerët për të luftuar së bashku krimin e organizuar dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/faxweb