Skip to content

Ndryshimi i minutave të fundit, rikthehet në listën e PD në Elbasan Luçiano Boçi, ish-deputeti shprehu pakënaqësinë

Një ndryshim në minutat e fundit është bërë nga ana e Partisë Demokratike. Në garën e deputetëve është rikthyer emri i demokratit, Luçiano Boçi.

Ky i fundit do të kandidojë sërish me siglën e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit dhe është pozicionuar i 7-ti.

Emri i Luçiano Boçit kishte mbetur jashtë listës së PD në Qarkun e Elbasanit dhe nuk figuronte në listat paraprake.

Po ashtu u vu re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë qenë.

Klevis Balliu ishte me pikëpyetje prej muajsh që prej mbylljes së prostestës së Astirit, sot u la jashtë listave.

Bujar Nishani, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e jerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.