Skip to content

Fate Velaj jep lajmin e trishtë: E mbylla me sukses këtë etapë të jetës dhe i kreva të gjitha me sukses, tani me porosi të Ramës do jem pranë tij pas 25 prillit

Deputeti Fate Velaj ka folur pas publikimit të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thotë se përfundoi këtë fazë të jetës dhe se i kryevi me sukses të gjitha premtimet që i dha qytetarëve.

Velaj siguron se i ka kërkuar kryeministri Edi Rama që të qëndrojë me të dhe mos e braktisë pas 25 prillit.

Ndër të tjera ai shkruan: –

“Të dashur bashkëudhëtarët e mi politik,

dua t’ju falenderoj për angazhimin e madh qe treguar, por, mbi të gjitha, për ndjenjat e miqësisë karshi meje gjatë këtyre 4 viteve si deputet i NJ.A.Q. Vlorë.

Më duhet t’u them, se kjo rrugë ishte vetëm një etapë në jetë time dhe, siç jam shprehur gjatë fushatës te vitit 2017, atëhere kur ju luta “ta bëjmë një pjesë të rrugës së bashku”, kjo pjesë u krye me sukses dhe unë jam krenar që u njoha me ju dhe ecëm së bashku në përbushjen e mjaft detyrave.

Ai apo ajo që do më zëvëndësoj mua në këtë zonë elektorale, do ketë po të njejtin preokupim për problematikat tuaja dhe unë jam më se i bindur se Edi Rama, në mandatin e tretë, do ja u zgjidh ato.

Prandaj, ju lutem, bashkëpunoni me të dhe jepjani Edi Ramës fitoren.

Unë, me porosi të tij, do jem pranë tij për sfidat e reja që na presin pas 25 Prillit.
FITORE 🏹🌹
FITORE 🏹🌹“, nënvizon Velaj. (TemA)