Skip to content

“Ekipi futet në fushë jo për të kënaqur lojtarët por për të fituar”, Rama sulmon ashpër listën e opozitës: PD ka një ekip me fosile politike

Rama: Është një proces historik në shoqërinë tonë. Partia Socialiste ka një skuadër që harmonizon mirë eksperiencën me energjinë e re të shoqërisë. Një skuadër që bosht të vetin ka Partinë Socialiste dhe muskulaturë ka shoqërinë.

Është bërë debat i madh për përmbysjen e hirearkisë në lista. Më bën çudi që askush nuk ka marrë parasysh që ne kemi hapur listat. Më e bukura është se ata që trumbetonin për lista të hapura janë mbyllur komplet. Besoj se numërimi i votave do t’iu japë një pasqyrë shumë të ndryshme mes nesh dhe partive të tjera, pasi në skuadrën tonë të gjithë kandidatët do të kenë vota. Do të ketë shumë surpriza nga lista në atë zonë ku vendi është i pasigurtë. Ne i kemi ofruar në kutinë e fundit në Tiranë komunitetit çam një alternativë të ndershme përballë alternativës që i bën Partia Demokratike. Të gjithë që i përkasin atij komuniteti kanë më shumë se 1 zgjedhje jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera ku është i organizuar politikisht ai komunitet. Është e pamundur të futësh në fushë një skuadër për të kënaqur lojtarët, por skuadra futet me qëllimin e fitimit të ndeshjes. Te Partia Demokratike shohim futjen në fushë të një ekipi që nuk ka synim të fitojë por të kënaq lojtarët.

Nuk e di cili është ai qytetar që e ka zemrën djathtas dhe do dalë të votojë një ekip ku kapiteni është Sali Berisha dhe pastaj vijnë me radhë fosilet politike, si Fatmir Mediu,Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.

/faxweb