Deputetja Elda Hoti hyri në parlament nga listat e LSI-së, pasi vendosi të mos e digjte mandatin.
Ajo u bë e famshme për publikun e gjerë kur e pyetën për datën e themelimit të LSI dhe tha se nuk e dinte.
Por pas rreth dy viteve si pjesë e opozitës parlamentare, Hoti është bërë së fundmi pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike. Ajo renditet e 9-a në Lezhë.
Hoti thotë se më në fund e gjeti rrugën për t’u “rikthyer në familje”. “Po eci aty ku gjyshi im filloj kontributin, si themelues i Partisë Demokratike në Milot.”
“Bashkë me Partinë Demokratike dhe ekipin fitues, do ti kthejmë Kurbinit dinjitetin e munguar, zhvillimin dhe prosperitetin e mohuar!
Premtoj që do vazhdoj të jem zëri juaj dhe do mbroj me çdo kusht interesat e bashkëqytetarve të mi!
Dua sot të kërkoj mbështetjen tuaj, duke votuar me 25 prill”, shkruan ajo.
