Skip to content

Shpërthim i fortë eksplozivi në Fushë-Krujë, detajet

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Fushë Krujës. Bëhet me dije se tritoli është vendosur në banesën e  shtetasit Arben Pëllumbi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në një nga banesat e shtetasit Arben Pëllumbi. Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(R.G/Faxweb.al)



/faxweb