Skip to content

“Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh”, moderatori vë në ‘siklet’ Kryemadhin: Është një djalë …

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është ‘detyruar’ të hapë dhe të lexojë mesazhe LIVE në studio.

Teksa ishte në një lidhje me Skype në “A shoë”, Kryemadhit i ra disa herë zilja e telefonit.

Kjo gjë bëri që gazetari Adi Krasta t’i thoshte Kryemadhit që të hapte mesazhet. Ajo i lexoi dhe tha se i ka shkruar një djalë dhe një pastore.

Pjesë nga biseda:

Krasta: Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh tani, hape pak…

Monika Kryemadhi: Po ja, një sekond se kam…
Adi Krasta: Kush ju ka shkruar?

Monika Kryemadhi: Është një djalë, Nard Maçi në fakt që më ka shkruar dhe një shoqja ime, pastore, Elona, më ka dërguar një psalm nga Bibla që ne lutemi herë pas here.



/faxweb