Skip to content

Skënderbeu shpallet Kampion i Shqipërisë

Pasi nuk ia doli dy herë radhazi ndaj Kukësit dhe Laçit vjen Lushnja që Skënderbeu t’ia dalë të shpallet kampion për herë të tetë. Duket se fitorja e vjetshme e Kukësit ishte vetëm një moment dhe tani Skënderun mund ta ndal vetëm UEFA pasi rivalët në Shqipëri i ka djegur. Por edhe fundi i renditjes vazhdon mbetet i nxehtë dhe vështirë të vendosësh kush shkon bashkë me Lushnjen sezonin e ardhshëm në Kategorinë e parë.

Lushnja 2-4 Skënderbeu

Shënues: Përgjini 39’, Papa 51’(pen/ Soue 59’, 69’, 82’, Xhejms 85’

Edhe njëherë Lushnja provoj të surprizonte duke mbyllur pjesën e parë në avantah dhe në fillimin e të dytës të kalonte në një avantazh të dyfishtë falë Përgjinit dhe Papës. Por mjafton kryesulmuesi Soue, i cili shënon tre herë për të përmbysur ndeshjen. Në fund nigeriani Xhejms plotëson pokerin me golin e tij në fund.

Luftëtari 2-2 Partizani

Shënues: Abazaj 52’, Rapo 70’/ Asani 26’, Gojkoviç 30’

Një finale për Europën dhe barazimi edhe pse në shtëpi i vlen gjirokastritëve për të mbajtur vendin e tretë. Aq më tepër kjo ndeshje nisi keq për vendasit pasi në harkun e 4 minutave pësojnë dy herë dhe e mbyllin fraksionin e parë në disavantazh të dyfishtë. Ishin Asani dhe Gojkovic që duket se do ta kthenin në vend nderin e të kuqve për atë humbje me pesë gola në fazën e dytë. Por në pjesën e dytë janë Abazaj dhe Rapo që barzojnë shifrat dhe lëviz pak në renditjen e të dy skuadrave.

Teuta 3-2 Kukësi

Shënues: Hila 21’(pen), Çyrbja 42’, Hrkac 48’/ Guri 16’, 67’

Teuta vazhdon rrugën e fitoreve dhe përpara saj bie edhe Kukësi duke mbajtur gjallë shpresën për mbijetesë. Por ndeshja nis me golin e Kukësit dhe ai që shënon është tashmë emri simbol i bluve verilidnor, Sidrit Guri. Por në këtë fraksion ky gol përmbyset nga Hila dhe Çyrbja.

Edhe pjesa e dytë nis me gol për durrsakët dhe këtë ehrë është Hrkac ndërsa ashtu, si e hapi është Guri ai që mbyll golat e sfidës duke vazhduar garën personale me Soue për fronin e goleadorit të Shqipërisë.

Vllaznia 0-0 Kamza

Shënues: Nuk ka gola

Është mbyllur në barazim pa gola finalja e mbijetesës mes Vllaznisë dhe Kamzës. Barazim ky që u vlen më tepër kamzalinjve, të cilët mbajnë distancën me dy pikë nga skuadra shkodrane. Ndërkohë për Vllazninë vazhdon të kompletohet situata për mbietesën.

Flamurtari 0-0 Laçi

Shënues: Nuk ka gola

Nuk ka gola as në Vlorë në sfidën e luajtur mes Flamurtarit dhe Laçit. Një ndeshje që vinte pas goditjes që FSHF i dha Flamurtarit pas incidenteve në fundin e ndeshjes me Vllazninë. Kjo situatë ndoshta ka ndikuar edhe këtë ndeshje dhe për të dy skuadrat nuk përfitojnë nga kjo ndeshje./Berati.TV