Skip to content

Ultimatumi amerikan për lista të pastra, avokat Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Çfarë ndodh me Ramën dhe Bashën nëse nuk e zbatojnë

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se nëse nuk është zbatuar ultimatumi amerikan për lista të pastra në zgjedhjet e 25 prillit, Basha dhe Rama do të largohen.

“Po doli listë që nuk i kanë hequr personat e inkriminuar nuk do t’i keni kryetarë më as njërin dhe as tjetrin. Korrupsionin nuk e kam denoncuar unë, e ka denoncuar politika e lartë amerikane. Ambasadorja amerikane tha, hiqni të inkriminuarit. Në rast se del një listë me të inkriminuar, çfarë ndodh? Ikin të dy!”, tha Ngjela per “Open”.

Ngjela tha se Rama nuk ka fituar asnjë betejë në partinë e tij, pasi nuk ka demokraci të brendshme, ndërsa për Bashën u shpreh se është i humbur.

“Basha është në gjendje të rëndë. Është i humbur, pse flisni për të humburin. Ka bërë gabime trashanike. Duhet të ndryshojë statusin. Ky takon njerëzit, i pyet “sa e ke rrogën” “kur hëngrë””, tha Ngjela.

(E.H.Faxweb.al)



/faxweb