Skip to content

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Ish-deputeti kristian-demokrat Mark Frroku u lirua nga burgu pasditen e kësaj te enjteje. Gjykata e Fierit i fali kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti, 5 muajsh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. Ish-deputeti u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit të paligjshëm. Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e apelit ia reduktoi dënimin ne 6 vjet burg. Kërkesës për liri iu përgjigj gjykata e fierit pasi Frroku vuante cenimin ne burgun e këtij qarku dhe sipas ligjit kërkesa behet ne gjykatën e rrethit gjyqësor me te afërt. Mark Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shqiptarit ne belgjikë, Aleksandër Kurtit në vitin 1999 por dyshimet nuk u provuan.