Skip to content

Ambasadorja Yuri Kim në Elbasan, takim me Taulant Ballën. Më pas, me Gazment Bardhin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur ditën e sotme në Elbasan, ku zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të PS, Taulant Balla.

Ata janë takuar në një bar-kafe të qytetit dhe diskutuan për fushaten zgjedhore, por ende nuk dihe detaje se cili ka qene fokusi i bisedës.

Ambasadorja Kim pritet që rreth orës 12.00 të takohet edhe me drejtuesin politik të PD-së për këtë qark, Gazmend Bardhin.

Pas takimeve që do të zhvillojë ditën e sotme, ambasadorja Kim do të ketë një prononcim për mediat rreth orës 14:30.