Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në qytetin e Fierit.
Duke nisur nga fotoja me të cilën numri një i qeverisë e ironizoi teksa prezantonte emrat e kandidatëve të tij në zgjedhje, Meta iu përgjigj duke u shprehur se ishe i lumtur që nuk konsumonte lëndë narkotike.
Më pas, teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve lidhur me sulmet që kishte marrë nga i pari i qeverisë, kreu i shtetit sugjeroi se Rama kishte probleme mendore dhe se duhet t’i nënshtrohej një kontrolli shëndetësor.
Gjithashtu Meta pati edhe një sulm për ndërkombëtarët, të cilëve sipas tij populli shqiptar do t’u japë një leksion për faktin që i konsiderojnë një popull sorrash.
