Skip to content

Nard Ndoka i sfidon të gjithë: Unë nuk trembem, kam fituar 4 herë në mazhoritar. Numri 8-të interesant

Edhe pse i 8-ti në listën e Shkodrës, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shprehet se nuk i trembet garës edhe pse ka përballë Jozefina Topallin, Astrit Patozin si dhe kampin socialist.

“Nuk i trembem përballjeve. Unë kam fituar 4 herë në mazhoritar.

Kur zonja Topalli dilte në balotazh unë fitoja 69% në qarkun e Shkodrës. Unë kam fituar edhe si kandidat i pavarur kundër PS-së e PD-së.

Pra, jam një politikan që më pëlqen përballja, më pëlqen gara, edhe sfida kaq të vështira, por sfida më e madhe është largimi i Edi Ramës.

Kjo ishte edhe arsyeja, pavarësisht që pati një lloj pakënaqësie. Pozicioni ishte i papërcaktuar, megjithatë kjo tashmë është e kaluar. Të shohim për të ardhmen.

Numri 8 është interesant, pasi edhe kryeministri ka zgjedhur dy numra 8. Unë me një numër dhe do të konkurroj”, u shpreh Nard Ndoka për A2.