Skip to content

Pastori Toni Gogu pjesë e listave të 25 prillit, kush është prefekti i ri i Tiranës që e zëvendëson

 

Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për ti lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj.

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Zotin Murataj në krye të Prefekturës së Tiranës i cili vjen nga një eksperiencë e gjatë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të Qarkut të Tiranës.

Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë.

I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqesise në zona si Kamëz, Vorë etj.