Ambasadorja franceze në Tiranë, Elisabeth Barsacq ka ripostuar thirrjen e ambasadorit të BE-së për Shqipërinë, Luigi Soreca, duke shkruar krahas tij se ligji dhe asgjë tjetër përveç ligjit.
“Ligji, asgjë tjetër përveç ligjit, i gjithë ligji!”, shkruan Barsacq .
Kujtojmë se Luigi Soreca përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ bëri thirrje që të sigurohen për të gjithë kandidatët të verifikohen nga KQZ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshmë për plotësimin e kritereve dhe standardet e integritetit.
Postimi i Sorecës:
Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është në dorën e KQZ-së, e cila në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, duhet të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët duhet të plotësohen.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
