Fluturimet në aeroportin e Kukësit do të nisin në datë 18 prill, sipas Ministrës së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ministrja Balluku ka organizuar një takim informues ditën e sotme mbi zhvillimet në aviacionin civil në mënyrë të veçantë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, ku u shpreh se fluturimet nga ky aeroport do të fillojnë në 18 prill.
“Në këto momente jemi duke pritur të përfundojnë afatet përsa i përket aeroportit të Vlorës, afatet ligjore të ankimimeve dhe më pas do të jemi të gatshëm për të nisur negocimin e kontratës, të cilën siç e kemi deklaruar duke qenë se kriteret e kësaj gare kanë qenë mjaft të detajuara do të jetë një kohë e shkurtër, jo më shumë se 30 ditë, përsa i përket negocimit të kontratës dhe më pas do të kalojmë në firmosjen e saj. Ndërkohë që në aeroportin e Kukësit kemi bërë testet e para përsa i përket procedurës së ulje-ngritjeve.
Janë në faza përfundimtare si pista ashtu edhe terminali dhe ndërkohë çfarë është e rëndësishme dhe duket theksuar kemi nisur nga puna prej kohësh, por tani jemi në finalizim edhe të hapave që duhet të hedhim përsa i përket garës së aeroportit të Sarandës që siç kemi thënë kemi vendosur që t’a përmbyllim dhe të nisim këtë garë vetëm në momentin e firmosjes së marrëveshjes për aeroportin e Vlorës. Fluturimi i parë nga aeroporti i Kukësit pritet të jetë në datën 18 prill.”, bëri të ditur Balluku.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
