Skip to content

“E poshtëroi dhe e turpëroi”, gjykata nuk fal ish-yllin e Milanit: 9 vite burg për përdhunimin e 20 vjeçares

Ish-ylli i Milanit, Robinho është dënuar me nëntë vjet burg për rolin e tij në një përdhunim në grup.

Robinho, 37 vjeç, u akuzua për përdhunimin e një gruaje në të 20-at e saj në një klub nate italian në vitin 2013.

Ai u shpall fillimisht fajtor në 2017 para se të dënohej në dhjetor të vitit të kaluar. Futbollisti zgjodhi të apelojë vendimin, i cili u la në fuqi tashmë nga Gjykata e Apelit të Milanos.

Detaje të reja janë shfaqur që në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se Robinho dhe përfaqësuesit e tij ‘u përpoqën të mashtronin hetuesit’ duke dhënë detaje të ndryshme mbi “faktet e rëna dakord më parë”, sipas Globo.

Gjykata e Apelit gjithashtu shtoi se Robinho poshtëroi dhe turpëroi gruan.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb