Skip to content

Petrit Vasili s’përmbahet ndaj Ramës: O bastard i ndyrë, si flet ashtu për Grida Dumën ti

Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë ironizoi kandidatët e opozitës me anë të fotove.

Ajo që e ka shqetësuar me shumë Vasilin është ironia e Ramës ndaj kandidates së PD, Grida Dumës. Vasili e quan kryeministrin bastard që bullizon gruan, ndaj duhet të trajtohet pa mëshirë si çdo armik.

“Edi Rama ky bastard, qe bullizon gruan është armik i të gjithëve! Edi Rama ky i shfrenuar dhe i shpartalluar mendërisht guxoi në mënyrë të neveritshme të bullizonte dhe fyente Grida Dumën vetëm sepse është kundërshtare politike e tij.

Mënyra se si ai e beri këtë nëpërmjet fotove të deformuara dhe komentit prej idioti  ishte e trashe, vulgare dhe e ndyre siç është vete Edi Rama i trashe, vulgar dhe i ndyrë.

Ky është bullizëm barbar i një skizofreni, qe ka kapërcyer çdo limit dhe që dhunën ndaj grave e ka në gjak”, shkruan Petrit Vasili.

Numri dy i LSI-së, i bëri thirrje të gjitha organizatave jo qeveritare që të dënojnë veprimin e Edi Ramës, ndërsa tha se ai është një njeri pa moral.

“Te gjithë OJF-te për të drejtat e grave duhet ta dënojnë dhe ndëshkojnë shumë rreptë këtë primitiv dhe gjakprishur.

Asnjë njeri me moral dhe integritet nuk mund dhe nuk duhet te fale një rrugaçëri të tille kundra gruas. Asnjë ndarje politike apo e çdo lloji nuk mund te pengoje kurrë për të qene se bashku në një front të vetëm kundër këtij bastardi moral, qe dhunon gruan vetëm se nuk i nënshtrohet atij.

Edi Rama duke bullizuar egërsisht gruan pa asnjë diskutim është një armik i të gjithëve dhe duhet trajtuar pa mëshire si çdo armik”, mbyll postimin e tij Petrit Vasili.