Skip to content

Dhimbje e madhe në familjen e aktorit Muharrem Hoxha, Covid 19 i merr jetën gruas së tij

Bashkëshortja e aktorit të njohur Muharrem Hoxha, Jalldiz Hoxha është ndarë nga jeta pas infektimit nga Covid 19 në moshen 65-vjeçare.

Mësohet se Hoxha do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme. Ceremonia mortore dhe përcjellja e saj do të bëhet në qytetin e Durrësit.

Muharrem Hoxha një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri i është larguar ekranit prej disa vitesh.

Ndarja nga jeta e bashkëshortes në moshën 65 vjeçare është një humbje e madhe për aktorin dhe familjen e tij, të cilët janë duke kaluar momente të vështira për këtë humbje të parakohshme si pasojë e koronavirusit.

/faxweb