Skip to content

Rama: Vlonjatët, sarandiotët, çamët, të gjithë duhet të flasin si një forcë e bashkuar për Vlorën

Kreu i Socialistëve Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme takim me kandidatët në Vlorë për fushatën elektorale të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Rama i bëri apel emigrantëve që të kthejnë sytë nga fshatrat e braktisura dhe të investojnë masivisht, pasi sipas tij do të ketë mbështetje që fshatra të ndryshme në këtë qytet të kthehen në zona turistike.

Ai gjithashtu u shpreh se tashmë projektet e nisura nga Partia Socialiste nuk mund të ndërprehet, duke u shprehur: “Vlora duhet të flasë fort në 25 prill si Vlorës. Vlonjatët, sarandiotët, minoritarët çamët, të gjithë duhet të flasin fort si një trup i vetëm si një forcë e bashkuar për Vlorën”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

 “Ne nuk mund të ndalojmë në vend në asnjë nivel dhe do të shkojmë përpara të gjithë së bashku . Do të shkojmë përpara që nga sheshi i Flamurit, pas harruar të gjithë bregun, fshatrat e mrekullueshëm që kanë rilindur dhe do të mbështeten për të qenë destinacion turistik. Kthimin e syve të emigrantëve këtej që të fillojnë të mendojnë se mund të investojnë masivisht në këto zona të mrekullueshme.

Në ditët në vijim do të fillojmë ndërtimin e rrugës së Selenicës. Së shpejti fillon puna për tunelin. Janë punime që kanë nisur dhe të gjitha këto nuk më do t’i bëjmë…Vlora duhet të flasë fort në 25 prill si Vlorës.

Vlonjatët, sarandiotët, minoritarët çamët, të gjithë duhet të flasin fort si një trup i vetëm si një forcë e bashkuar për Vlorën. Vlora është e fëmijëve tanë dhe për fëmijët tanë ne jemi këtu. Besojmë që kemi aftësinë e një procesi përmirësimi të vazhdueshëm”, tha Rama.